09:23 / 29.07.2026
Çmimet e derivateve për sot, nafta 1.74 €, benzina 1.53€
N. Mekolli /RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës ditën e sotme, të cilat do të vlejnë deri nesër në ora 10:00.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) shkon në 1.74 euro për litër, një cent më shtrenjtë se një ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.53 euro për litër, një cent me shtrenjte se një ditë më parë.
Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër, ashtu si një ditë më parë.























