Rraci pret në takim Dakajn, flasin për bashkëpunim
A.B|RTKlive
Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, priti në takim Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Faruk Dakaj.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët dhe mundësive për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
"Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional, si dhe krijimi i mundësive konkrete për bashkëpunim në të ardhmen. Posta e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës dhe në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme në funksion të interesit institucional dhe publik", njofton Posta e Kosovës.























