Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
BKT
Ekonomi

Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

K. K. / RTKlive

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, theksohet në njoftim.

Ministria ka bërë me dije se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.


MË SHUME NGA Ekonomi