10:23 / 27.08.2026
Njësia A3 e KEK-ut rikthehet në operim
Sh.G|RTKlive
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A3 ka nisur procesin e startimit, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme.
Sipas KEK-ut, njësia pritet së shpejti të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik. Gjatë startimit, për disa orë mund të ketë emetim më të theksuar të tymit, i cili, sipas korporatës, është dukuri e përkohshme dhe e lidhur me procesin teknologjik të startimit.
KEK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Obiliqit gjatë kësaj periudhe.























