Kultura e aronisë organike depërton në shumë vende të BE-së
Myrvete Axhami / RTK
Një dekadë më parë, kur ideja e investimeve nga diaspora lidhej kryesisht me ndërtimtarinë apo gastronominë, Esat Berisha vendosi të ndiqte një rrugë tjetër. Ky mërgimtar nga Kosova u kthye në vendlindje për të mbjellë të ardhmen në një tokë të re, duke sjellë një kulturë bujqësore pothuajse të panjohur për kohën, aroninë organike.
"Problemi i parë ka qenë infrastruktura, na ka mungu infrastruktura deri tek plantacionet tona, është dashtur ta rregullojmë, na ka mungu uji që është dashur të qelim puset tona, elektriciteti e këto gjana, por brenda viteve është desht me i përgatit dhe me arrit qëllimin që kemi dasht. Unë kam pas fatin që kam punu e kontribu në Zvicër dha kam pas disa rezarva që kam mujt me i ndërtu prej atje, ndërsa më është dasht gjithqka vetvetiu me i ba", tha Esat Berisha, kultivues i aronisë "Artifrut",
Nga idetë e guximshme, Kosova po dëshmon dëshmon se ka potencial të jetë konkurruese në Evropë, me bujqësinë organike.
"Deri në vitin 2030 ata kanë si cak që 25 % të prodhimtarisë të prodhohet me standartin organik, mirpo përveq bujqësisë organike, ata edhe sa i përket pesticideve dhe plehrave, kanë caqe të caktuara, që në 2030 të zvoglohet me 50% përdorimi i tyre", tha Faton Nagavci -drejtor ekzekutiv në shoqatën "Organika".
"Çertifikimi me standart organik, përpunimi, ngritja e vlerës së produktit, i mungon Kosovës, për arsye se në kultivojmë mjedër, kultivojmë boronicë, të tjerve ua ngrisin vlerën, ndërsa aronika po ja ngrit vlerën këtu në Kosovë", tha Kujtim Lepaja- drejtor ekzekutiv në shoqatën "Mjedrat e Kosovës".
Pos tregut të brendshëm aronia e prodhuar në tokat e Kosovës, ka arritur të depërtojë edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian.























