Nesër nuk ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë
V.Th. / RTKLive
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit të Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.
Njoftimi u drejtohet veçanërisht operatorëve të transportit dhe drejtuesve të automjeteve të rënda, të cilët nesër do të mund të qarkullojnë pa kufizimet e parapara në vendimin për temperaturat e larta.























