Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës
BKT
Ekonomi

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

K. K. / RTKlive

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugët rajonale, nacionale dhe autoudhët e Kosovës.

Sipas Bashës, ky vendim ka qenë në fuqi gjatë periudhës së temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore nga dëmtimet që shkaktohen nga qarkullimi i mjeteve të rënda në kushte të tilla.

"Falënderoj personalisht Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm gjatë gjithë kësaj periudhe, si dhe të gjithë qytetarët dhe operatorët për respektimin e vendimit dhe mirëkuptimin e treguar", ka thënë ai.


MË SHUME NGA Ekonomi