Panairi “Prishtina 2026” mbahet nga 17 deri më 19 shtator
BKT
Foto: Arkiv
Ekonomi

Panairi “Prishtina 2026” mbahet nga 17 deri më 19 shtator

M.Sh/RTKLive

Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026” do të mbahet më 17, 18 dhe 19 shtator 2026, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Panairin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës, ndërsa ceremonia e hapjes do të mbahet të enjten, më 17 shtator, nga ora 11:00.

Në ceremoninë e hapjes do të mbajnë fjalime kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ministrja e MINTI-së, Mimoza Kusari-Lila, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj.

Pas ceremonisë së hapjes do të zhvillohet vizita e ndërmarrjeve ekspozuese, si dhe koktej dhe networking.

Nga ora 13:30 deri në 14:30 do të mbahet paneli i diskutimit me temën “Praktikat e gjelbra dhe përfitimet për biznesin: Çfarë po bëjnë tashmë NVM-të e Kosovës”.

Paneli do të trajtojë praktikat e gjelbra që po zbatohen nga NVM-të në Kosovë, përfitimet për biznesin, si dhe sfidat, mbështetjen dhe financimin e tranzicionit të gjelbër.

Më 18 dhe 19 shtator, panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në 17:00, me ekspozimin e produkteve dhe prezantimin e kompanive pjesëmarrëse.

Oda Ekonomike e Kosovës ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të ndjekin nga afër aktivitetet e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”.


MË SHUME NGA Ekonomi