BPV-ja në TM2 2026 shënon rritje reale për 4,06 %, krahasuar me TM2 2025
A.B/RTKLive
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e dytë të vitit 2026. Sipas ASK-së, BPV-ja ka shënuar rritje reale prej 4.06% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.
"Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 3,48 %; Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 15,67 %; Informacioni dhe komunikimi 5,04 %; Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 1,29 %; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse 3,99 %; Industria përpunuese 3,48 %; Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit 2,60 % Bujqësia, pyjet dhe peshkimi 2,65 %; Ndërtimtaria 15,35 %; Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale 0,83 %; dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme 0,81 %", njofton ASK.























