Panairi “Prishtina 2026”, urë lidhëse për bizneset|VIDEO
Arbana Hajredinaj /RTK
Pas tri ditësh me aktivitete të ngjeshura dhe takime të shumta biznesi, u mbyll Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”. Salla “1 Tetori” në Prishtinë shërbeu si amfiteatri ku dhjetëra kompani nga Kosova dhe rajoni prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre më të reja para konsumatorëve dhe investitorëve potencialë.
Ngjarja e organizuar nën ombrellën e Odës Ekonomike të Kosovës u pa nga bizneset pjesëmarrëse si një mundësi e artë për zgjerimin e rrjetit të kontakteve dhe depërtimin në tregje të reja.
Sipas organizatorëve nga Oda Ekonomike, ky panair dëshmoi edhe një herë potencialin e bizneseve tona dhe rëndësinë e ndërlidhjes me tregun ndërkombëtar.
Për pjesëmarrësit, kjo ngjarje mbetet një mundësi e pazëvendësueshme për kontakte të reja dhe shkëmbim të praktikave më të mira në biznes.























