Vazhdon mirëmbajtja e rrugëve në të gjithë Kosovën
BKT
Ekonomi

Vazhdon mirëmbajtja e rrugëve në të gjithë Kosovën

V. Th. / RTKLive

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon realizimi i punimeve për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas ministrisë, në kuadër të planit mujor të mirëmbajtjes, aktualisht po zhvillohen punime në rrugën nacionale N9, në zonën e Dukagjinit, përkatësisht në rajonin e Pejës.

“Ekipet janë vazhdimisht në terren, duke u angazhuar në përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ministria ka bërë të ditur se po zbaton planet mujore të mirëmbajtjes në të gjitha rajonet e vendit, me synim organizimin më efikas, mbikëqyrjen e vazhdueshme dhe realizimin e rregullt të punimeve në terren.

Ministria u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet ku janë duke u zhvilluar punime.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


MË SHUME NGA Ekonomi