15:19 / 24.09.2026
Schuebel dhe Malaj diskutojnë bashkëpunimin rajonal dhe SEPA-n
E.Hoti/RTKlive
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Sipas një postimi në Facebook, gjatë takimit dy ambasadorët kanë shkëmbyer pikëpamje për mekanizma të ndryshëm të bashkëpunimit rajonal të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë dhe përfitimet e anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) për partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
SEPA synon të lehtësojë pagesat në euro ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, duke i bërë ato më të shpejta dhe më të integruara me sistemin evropian të pagesave.























