Kontrollet e Inspektoratit të Punë: Ndalohen punimet në Drenas e Gjilan
BKT
Ekonomi

Kontrollet e Inspektoratit të Punë: Ndalohen punimet në Drenas e Gjilan

A.B/RTKLive

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimeve në dy objekte ndërtimi, përkatësisht në komunën e Drenasit dhe në komunën e Gjilanit, ka konstatuar se kishte parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.


MË SHUME NGA Ekonomi