Mamografi mobil gjatë Muajit Rozë, Ministria publikon kalendarin për komunat
G.K/RTKlive
Mamografi mobil do të jetë në shërbim të qytetareve gjatë gjithë muajit tetor, në kuadër të Muajit Rozë, nga Dragashi në Leposaviq, e nga Deçani në Kamenicë.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar kalendarin e mamografisë mobile për komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas kalendarit, më 2 tetor mamografi mobil do të jetë në Novobërdë, më 5 tetor në Shtërpcë, më 6 tetor në Kamenicë, më 8 tetor në Partesh, më 9 tetor në Mamushë dhe më 10 tetor në Deçan.
Më 12 dhe 13 tetor mamografi mobil do të jetë në Junik, më 14 tetor në Dragash, ndërsa më 15 tetor në Ranillugë.
Në Mitrovicë të Veriut do të jetë më 16 tetor, në Han të Elezit më 19 dhe 20 tetor, në Zveçan më 21 tetor, në Kllokot më 22 tetor dhe në Leposaviq më 23 tetor.
Më 26 tetor mamografi mobil do të jetë në Zubin Potok, më 27 dhe 28 tetor në Has, më 29 tetor në Drenas dhe më 30 tetor në Suharekë.
“Shikoni kalendarin dhe bëjeni kontrollën me kohë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Kontrollohu, për veten, për jetën!”, është mesazhi i publikuar nga Ministria. 























