Rizvanolli pret në takim ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë
BKT
Ekonomi

Rizvanolli pret në takim ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë

K. K. / RTKlive

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim kortezie ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit, Schuebel e ka përgëzuar Rizvanollin për rizgjedhjen në detyrë, duke i uruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive dhe prioriteteve të reja.

Rizvanolli, nga ana e saj, i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Schuebel në detyrën e tij të re në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë gjatë mandatit të tij.

Ambasadori Schuebel ka riafirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

Në takim është diskutuar edhe për fushat prioritare të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, me theks në avancimin e iniciativave dhe projekteve në sektorët që mbulon ministria.


MË SHUME NGA Ekonomi