Në Podujevë nis vaksinimi kundër gripit sezonal
BKT
Shëndetësi

Në Podujevë nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Sh.G|RTKlive

Në Komunën e Podujevës, sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, me prioritet për personat mbi moshën 65-vjeçare, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe kategoritë e tjera me rrezik të shtuar.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë ka njoftuar qytetarët se vaksinimi do të realizohet në QKMF dhe në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF), sipas orarit të përcaktuar.

Sipas njoftimit të QKMF-së, qytetarët që paraqiten për vaksinim duhet të kenë me vete letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes.

Vaksinimi kundër gripit sezonal synon të mbrojë qytetarët, veçanërisht grupet më të cenueshme ndaj komplikimeve që mund të shkaktojë gripi.


MË SHUME NGA Shëndetësi