Gjenden mbetje eshtërore në veri, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë
BKT
Ekonomi

Gjenden mbetje eshtërore në veri, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë

Emine Hoti/RTKlive

Gjatë një operacioni për zhvarrosje, të realizuar më 27 tetor në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat mund të lidhen me rastet e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Sipas informatave nga raporti i Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin për zhvarrosje të lëshuar nga gjykata.

Mbetjet eshtërore të gjetura janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.

Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i personit, ndërsa rezultatet e ekzaminimeve pritet të ndihmojnë në sqarimin e rastit.


MË SHUME NGA Ekonomi