MPFVL do të vazhdojë avancimin e politikave familjare
BKT
Ekonomi

MPFVL do të vazhdojë avancimin e politikave familjare

A.B/RTKLive

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave, ku u diskutua për politikat familjare dhe mundësitë për avancimin e pushimit të lehonisë, atësisë dhe atij prindëror.

Ministri Hoti theksoi mbështetjen që Qeveria u ka ofruar familjeve, veçanërisht grave, duke përfshirë lehonat e punësuara dhe të papuna sipas modelit aktual, si dhe synimin për avancimin e mëtejshëm të këtyre politikave, në bashkëpunim me bizneset, sindikatat dhe shoqërinë civile.

MPFVL do të vazhdojë avancimin e politikave familjare përmes ndryshimeve në Ligjin e Punës, projektligj i paraparë në Programin Legjislativ për miratim nga Qeveria në vitin 2027.

 


MË SHUME NGA Ekonomi