Milwaukee befason Toronton, Portland triumfon ndaj Philadelphias
BKT
Sport

Milwaukee befason Toronton, Portland triumfon ndaj Philadelphias

F.B/RTKLive

Një natë me rezultate befasuese është zhvilluar në parketet e NBA-së, ku vëmendjen kryesore e morën fitorja e Milwaukee Bucks ndaj Toronto Raptors dhe triumfi bindës i Portland Trail Blazers në udhëtim te Philadelphia 76ers.

Surpriza në Filadelfia erdhi pavarësisht paraqitjes më të mirë sezonale të LeBron James, i cili realizoi 23 pikë. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar Sixers nga humbja 111:128 ndaj Portlandit, ku shkëlqeu Avdoja me 31 pikë.

Një tjetër rezultat befasues u regjistrua në Toronto, ku Milwaukee Bucks fitoi 116:111 ndaj Raptors. Kjo fitore kishte peshë të veçantë për mysafirët, të cilët i dhanë fund serisë prej 13 humbjesh radhazi.

Houston Rockets nuk patën shumë vështirësi përballë Los Angeles Clippers, duke triumfuar me rezultat 116:104. Fitore në këtë xhiro shënuan edhe Los Angeles Lakers, që mposhtën Utah Jazz me 109:94.

Ndërkohë, San Antonio Spurs vazhduan ecurinë mbresëlënëse në ndeshjet si mysafirë. Edhe pse vendosën t’i japin pushim yllit të tyre, Victor Wembanyama, Spurs triumfuan 123:107 në udhëtim ndaj Sacramento Kings, duke ruajtur rekordin pa humbje në transfertë këtë sezon.

Në ndeshjet e tjera, Memphis Grizzlies mposhtën Charlotte Hornets, Minnesota Timberwolves triumfuan bindshëm ndaj Brooklyn Nets, ndërsa Oklahoma City Thunder u mposht nga Indiana Pacers.

Fitore regjistroi edhe Chicago Bulls ndaj Cleveland Cavaliers, kurse Phoenix Suns triumfuan ndaj New Orleans Pelicans pas vazhdimeve.

Rezultatet e ndeshjeve në NBA:

Charlotte Hornets – Memphis Grizzlies 111:117

Philadelphia 76ers – Portland Trail Blazers 111:128

Minnesota Timberwolves – Brooklyn Nets 142:116

Toronto Raptors – Milwaukee Bucks 111:116

Indiana Pacers – Oklahoma City Thunder 125:120

Chicago Bulls – Cleveland Cavaliers 122:108

New Orleans Pelicans – Phoenix Suns 109:123 (pas vazhdimeve)

Houston Rockets – LA Clippers 116:104

Sacramento Kings – San Antonio Spurs 107:123

LA Lakers – Utah Jazz 109:94


MË SHUME NGA Sport