18:59 / 15.04.2019
Turqia konfiskohen 5 tonë drogë
Ministria turke e Punëve të Brendshme njoftoi sot se gjatë një aksioni në ujërat ndërkombëtare janë konfiskuar pesë tonë drogë dhe janë arrestuar 13 persona.
“Në kuadër të operacionit ‘Bashkimi’ u konfiskuan pesë tonë kanabis në pluhur”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
“Në këtë operacion që u zhvillua në ujërat ndërkombëtare u arrestuan gjithashtu 13 persona”, sipas të njëjtit burim./ASTH/























