21:19 / 15.04.2019
OBSH: Rriten me 300% rastet me fruth në botë
Rastet e prekjes nga fruthi në botë janë rritur me 300% gjatë tre muajve të parë të vitit, njoftoi sot OBSH-ja, duke treguar se në Afrikë rritja ka arritur nivelin e 700%.
Deri në vitin 2016, kjo sëmundje ishte në rënie. “Deri tani, në 2019, 170 vende kanë sinjalizuar 112163 raste me fruth në OBSH. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kishte 28124 raste me fruth në 163 vende. Kjo përfaqëson një rritje me 300% në nivel botëror”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë në një komunikatë.























