Heitz: Zjarri në Notre Dame duket si aksidental dhe jo i qëllimshëm
Shkaku i zjarrit masiv që kaploi katedralen Notre Dame ishte me siguri aksidental, tha prokurori i Parisit, Remy Heitz të martën.
Zjarri që nuk u shua gjatë natës shkaktoi dëme të mëdha në strukturën gotike të shekullit të 8-të, duke bërë që kambanorja të rrëzohej.
“Asgjë nuk përkon me atë se ka qenë një akt i qëllimshëm. Ne jemi duke bërë hetimet me teorinë se ishte një aksident” u tha Heitz gazetarëve, duke shtuar se një ekip prej 50 vetë po punonte për një hetim se si filloi zjarri.
Ai tha se hetimi ka të ngjarë të jetë “i gjatë dhe i ndërlikuar”.
Zyra e prokurorit tha se policia kishte filluar marrjen në pyetje të punëtorëve të ndërtimit të cilët kishin kryer rinovime të gjera.
Qindra zjarrfikës punuan natën për të sjellë nën kontroll zjarrin. Ajo u shua të martën në mëngjes, rreth 15 orë pasi shpërtheu.























