Egjipt, parlamenti miraton ndryshimet për zgjatjen e mandatit të president
BKT
   Bota

Egjipt, parlamenti miraton ndryshimet për zgjatjen e mandatit të president

Ndryshimi kushtetues nënkupton që mandati i dytë i al-Sisit do të përfundojë në vitin 2024, pas të cilit do të lejohet që ai të kandidojë për një mandat të tretë gjashtëvjeçar që përfundon në vitin 2030.

Parlamenti i Egjiptit ka miratuar një amendament kushtetues me të cilin mandati presidencial do të zgjatet nga katër në gjashtë vjet, njoftoi e përditshmja e drejtuar nga shteti Al-Ahram.

Në një sesion votimi të martën, deputetët gjithashtu votuan në favor të lejimit të presidentit Abdel Fattah al-Sisi për të kandiduar për një mandat të tretë në detyrë.

Kushtetuta e tanishme e Egjiptit, e cila u ratifikua në vitin 2014, lejonte presidentin të mbajë detyrën maksimalisht dy mandate nga katër vjet.

Ndryshimi kushtetues nënkupton që mandati i dytë i al-Sisit, të cilin ai e siguroi në zgjedhjet e vitit të kaluar, do të përfundojë në vitin 2024, pas të cilit do të lejohet që ai të kandidojë për një mandat të tretë gjashtëvjeçar që përfundon në vitin 2030.