Libi, sulm me raketa në Tripoli
Qeveria e Unitetit Kombëtar në Libi ka akuzuar forcat e besnike të gjeneralit Khalifa Haftar për sulmet raketore në Tripoli.
Të paktën dy persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm me raketa që ndodhi në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.
Zëdhënës i Departamentit të Emergjencës në Ministrinë e Shëndetësisë të Qeverisë së Unitetit Kombëtar në Libi, Usame Ali, për AA tha se në mesin e të plagosurve ka më shumë persona në rrezik jete.
Qeveria e Unitetit Kombëtar në Libi ka akuzuar forcat e besnike të gjeneralit Khalifa Haftar për sulmet raketore në Tripoli.
Zëdhënësi i Qeverisë në Tripoli, Muhammed Yunus, tha se sulmi raketor është dëshmi e pafuqisë të forcave të Haftar në frontin luftues në përafri të qytetit.
Nga ana tjetër, kampi i Haftarit bën akuza të ngjashme kundër forcave të qeverisë në Tripoli.
Khalifa Haftar, komandanti ushtarak me bazë në Libinë lindore, nisi fushatën ushtarake më 4 prill me një plan për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.
Në 12 ditët e fundit, në luftimet rreth Tripolit u vranë të paktën 174 persona dhe u plagosën 756 të tjerë. Në mesin e viktimave ka edhe civilë.























