​Poroshenko dhe Zelensky përballje në stadium për balotazhin
BKT
   Bota

​Poroshenko dhe Zelensky përballje në stadium për balotazhin

Presidenti ukrainas në detyrë, Petro Poroshenko konfirmoi se do të marrë pjesë në një debat në stadiumin olimpik të Kievit me rivalin e tij, Volodimir Zelenski para balotazhit presidencial të 21 prillit.

Nuk janë të qarta oraret mbi takimin e përballjes mes dy kandidatëve.

Poroshenko dëshiron që debati të fillojë në orën 16:00 dhe të përfundojë në 18:00 për ta vazhduar atë në studion e televizionit shtetëror.

Zelensky sugjeron që debati të fillojë në orën 19:00, sepse shumë njerëz pasdite ndodhen ende në punë dhe nuk kanë mundësi marrin pjesë në të.