Katedralja Notre Dame mund të "ngjallet" me kopjen digjitale
Notre Dame e cila gjendet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, do të mund të restaurohet si origjinalja falë modelimit digjital të ekspertit të historisë së artit Dr. Andrew Tallon.
Katedralja Notre Dame në kryeqytetin e Francës, Paris, e cila pësoi dëme të mëdha pas një zjarri të shpërthyer, do të mund të restaurohet si origjinalja falë kopjes tredimensionale digjitale e krijuar në vitin 2010.
Sipas lajmit në ueb faqen e revistës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, The Atlantic, Notre Dame e cila gjendet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, do të mund të restaurohet si origjinalja falë modelimit digjital të ekspertit të historisë së artit Dr. Andrew Tallon në vitin 2010 e përbërë nga 1 miliard të dhëna.
Tallon me anë të teknologjisë së skanimit laser ka bërë modelin tre dimensional të strukturave të mesjetës. Ai ka skanuar nga 50 kënde të ndryshme detajet brenda dhe jashtë katedrales Notre Dame në vitin 2010.
Ai gjatë punës së tij 5 ditore përveç skanimit, ka realizuar edhe fotografimin panoramik me rezolucion të lartë për të krijuar formën tre dimensionale.
Shkencëtarët pohojnë se me anë të punimit të Tallon, do të mundësohet restaurimi i katedrales Notre Dame deri në detajin më të vogël.
Zjarri në simbolin mesjetar të Parisit dhe Francës tërësisht shkatërroi kulmin dhe kullën e gjatë 93 metra të katedrales. Më shumë se 500 zjarrfikës morën pjesë në fikjen e zjarrit dhe me shumë mund arritën të shpëtojnë kullën veriore me kambanën dhe objektin kryesor të katedrales.























