Indi, dhjetëra të vdekur nga moti i keq
Të paktën 47 persona e kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq të shoqëruar nga vetëtimat dhe shirat intensiv që goditën rajonet qendrore dhe perëndimore të Indisë .
Të paktën 47 persona e kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq të shoqëruar nga vetëtimat dhe shirat intensiv që goditën rajonet qendrore dhe perëndimore të Indisë.
Zyrtarët indianë kanë thekuar se të paktën 24 persona e kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë dhe vetëtimave që kanë qenë efektive në rajonin Rajasthan.
Kryeministri i rajonit së Madhya Pradesh, Kamal Nath, tha se 10 persona e kanë humbur jetën në shirat dhe stuhitë e fuqishme në rajon.
Ndërkohë që agjencia e lajmeve "The Press Trust of India" ka bërë të ditur se 13 persona e kanë humbur jetën nga stuhia në Gujarat dhe Maharashtra.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, në një deklaratë në rrjetin social Twitter, shprehu keqardhje të madhe për personat që humbën jetën si pasojë e stuhive. Modi tha se situata po ndiqet nga afër.























