28 të vdekur pas përplasjes së një autobusi në Portugali
BKT
   Bota

28 të vdekur pas përplasjes së një autobusi në Portugali

Një autobus turistik është përmbysur në ishullin portugez Madeira duke lënë 28 persona të vdekur dhe dhjetra të tjerë të lënduar.

Vdekjet u konfirmuan nga Lusa, agjencia kombëtare e lajmeve.

Gazeta gjermane Bild tha se nëntë turistë gjermanë kishin vdekur në aksidentin në Caniço.

Automjeti besohet se ishte duke bartur 50 pasagjerë.

Detajet ende nuk janë të qarta, por mediat portugeze shfaqën një autobus të përmbysur të rrethuar nga zjarrfikësit.