Rusia ndalon eksportin e naftës në Ukrainë
Medvedev tha se masat e reja ndalojnë eksportin e naftës në Ukrainë, produktin e naftës dhe qymyrit. Ai theksoi se këto masa janë hakmarrëse.
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një dekret për zgjerimin e sanksioneve ruse kundër Ukrainës.
Në një takim të qeverisë të mbajtur në Moskë, Medvedev tha se masat e reja ndalojnë eksportin e naftës në Ukrainë, produkteve të naftës dhe qymyrit.
Ai shtoi se dekreti po ashtu zgjeron listën e sendeve të ndaluara për import nga Ukraina.
“Ne po zgjerojmë ndalimin e importimit të llojeve të caktuara të mallrave në Rusi. Kjo masë do të ndikoj në makineritë ukrainase, industrinë e lehtë dhe punimet metalike, kostoja e së cilës vitin e kaluar arriti pothuajse 250 milionë dollarë”, tha Medvedev.
Kryeministri rus po ashtu theksoi se këto masa janë hakmarrëse./aa/























