Rritet numri i viktimave nga luftimet në Tripoli
BKT
   Bota

Rritet numri i viktimave nga luftimet në Tripoli

Në një deklaratë të publikuar nga OBSH theksohet se që nga fillimi i luftimeve më 4 prill, janë vrarë të paktën 205 njerëz dhe 913 janë plagosur.

Të paktën 205 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit në Tripoli dhe në rrethinat e tij, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Gjithashtu theksohet se Tripoli është duke u përballur me konfliktet më të përgjakshme që nga viti 2014.

Khalifa Haftar, një komandant ushtarak i bazuar në Libinë lindore, nisi një fushatë ushtarake më 4 prill me një plan ambicioz për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar. /aa/