Ministri i Drejtësisë: Trump nuk e ka penguar hetimin rus
BKT
   Bota

Ministri i Drejtësisë: Trump nuk e ka penguar hetimin rus

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka bërë asgjë për të penguar hetimin rus, theksoi sot ministri i Drejtësisë, Bill Barr pak para publikimit të raportit shumë të pritur nga prokurori special, Robert Mueller.

“Presidenti nuk ka vepruar për të penguar prokurorin special nga mbledhja e dokumenteve dhe dëshmive të nevojshme për të zhvilluar sa më mirë hetimin e tij”, theksoi Bill Barr.

Avokatët personalë të Donald Trump kanë lexuar këtë raport prej 400 faqesh në versionin e pastruar nga elementet konfidenciale.

“Ata nuk janë autorizuar të bëjnë kopje shtesë dhe as nuk e kanë kërkuar këtë gjë”, theksoi ministri.