18:44 / 18.04.2019
Dyshohet se ‘lidhja e shkurtër’ elektrike ishte shkaktari në Notre Dame
Autoritetet franceze dyshojnë se një ‘lidhje e shkurtër’ elektrike mund të ketë qenë shkaktari i zjarrit në Katedralen Notre-Dame në Paris.
“Hetuesit mendojnë se një lidhje e shkurtër elektrike ishte shkaktari i zjarrit në Katedralen Notre-Dame”, ka thënë një zyrtar i Policisë, shkruan Sky News.























