Sudan, vazhdojnë demonstratat për qeveri civile
Përkundër largimit të Omar al-Bashir nga detyra pas protestave që zgjatën disa muaj, demonstruesit kanë vazhduar të protestojnë kundër marrjes së pushtetit nga ana e ushtrisë dhe të kërkojnë qeveri civile.
Mijëra sudanezë demonstruan para selisë së ushtrisë në kryeqytetin Kartum për të kërkuar që pushteti ekzekutiv t'i dorëzohet një qeverie civile.
Javën e kaluar, presidenti sudanez Omar al-Bashir u rrëzua nga ushtria pas muajsh demonstratash popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.
Al-Bashir u zëvendësua nga një Këshill Ushtarak Kalimtar, i cili aktualisht ka marrë përsipër udhëheqjen e çështjeve të vendit për një periudhë dyvjeçare të tranzicionit, gjatë së cilës është paralajmëruar se do të mbahen zgjedhje presidenciale.
Të mërkurën, Shoqata e Profesionistëve, e cila ka udhëhequr demonstratat kundër al-Bashirit, paraqiti listën e kërkesave të saj drejtuar këshillit.
Këto kërkesa u raportua të përfshinin formimin e shpejtë të një qeverie civile, një këshilli presidencial civil në të cilin ushtria do të gëzonte përfaqësim të kufizuar dhe një parlamenti funksional.
Demonstratat për formimin e një qeveria civile kanë vazhduar që kur al-Bashir u përmbys nga detyra më 11 prill./aa/























