Libi, 213 të vdekur nga përleshjet në Tripoli
Më 5 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi ofensivën ushtarake për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se 213 persona kanë humbur jetën nga përleshjet në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, ndërsa mbi një mijë të tjerë janë plagosur.
Misioni i OBSH-së në Libi tha në median sociale se që nga 4 prilli, kur gjenerali Khalifa Haftar dha urdhrin për një operacion ushtarak në Tripoli i cili filloi një ditë më pas, 213 persona kanë humbur jetën, kurse 1.009 janë plagosur.
Organizata dje bëri të ditur se mbi 18.000 njerëz janë zhvendosur si pasojë e luftimeve.
Ndryshe, më 5 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, nisi ofensivën ushtarake për të kapur kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB.
Operacioni filloi para "konferencës së dialogut kombëtar" që do të mbahej në Libi nën mbikëqyrjen e OKB-së më 14-16 prill./aa/























