OKB evakuon refugjatët për shkak të luftimeve rreth Tripolit
BKT
   Bota

OKB evakuon refugjatët për shkak të luftimeve rreth Tripolit

“Duke marrë parasysh situatën në Libi, evakuimi humanitar paraqet shpëtim për refugjatët e paraburgosur jeta e të cilëve është në rrezik”, tha Filippo Grandi, komisari i lartë i OKB-ve për refugjatë.

Nga Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara(UNHCR) njoftuan se me avion ka evakuuar 163 persona nga Libia në Niger, që është fluturimi i parë i tillë që nga fillimi i luftimeve para dy javësh në kryeqytetin libian, Tripoli.

Kabineti i përfaqësuesit të lartë të OKB-ve për refugjatë (UNHCR) të premten bëri të ditur se bëhet fjalë për refugjatë të vendeve të ndryshme afrikane dhe se në mesin e tyre gjenden dhjetëra gra dhe fëmijë. Autoritetet libiane më herët i ndaluan dhe paraburgosën për të parandaluar kalimin e tyre në Evropë.

“Duke marrë parasysh situatën në Libi, evakuimi humanitar paraqet shpëtim për refugjatët e paraburgosur jeta e të cilëve është në rrezik”, tha Filippo Grandi, komisari i lartë i OKB-ve për refugjatë.

Nga UNHCR-ja theksuan se në Libi në paraburgim afër rajonit ku zhvillohen luftime edhe më tej kanë mbetur rreth 3.000 refugjatë.

Khalifa Haftar, komandant ushtarak me bazë në Libinë lindore, nisi një fushatë ushtarake më 4 prill me një plan ambicioz për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.