Japonia synon përdorimin e bazës ajrore të SHBA-ve gjatë Olimpiadës 2020
Qeveria japoneze i ka kërkuar Washingtonit të liroj përkohësisht pistën e bazës ajrore duke e kthyer atë "në një aeroport me përdorim të dyfishtë civil-ushtarak".
Japonia është në bisedime me Washingtonin për përdorimin e një baze ajrore të SHBA-ve gjatë Lojërave Olimpike dhe Paralimpike 2020 në kryeqytetin Tokio, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton media japoneze Mainichi, qeveria japoneze i ka kërkuar Washingtonit të liroj përkohësisht pistën e bazës ajrore të SHBA-ve për fluturimet komerciale, duke e kthyer atë "në një aeroport me përdorim të dyfishtë civil-ushtarak" për të rritur kapacitetin e trafikut ajror të kryeqytetit në Olimpiadën 2020.
E përditshmja japoneze tha se "SHBA po shqyrton kërkesën", sipas të cilës ishte viti 2003 kur gjatë samitit japonezo-amerikan Washingtoni kishte pranuar kërkesën e kryeministrit japonez, Junichiro Koizumi, për të ekzaminuar bazën ajrore amerikane Yakota për "përdorimin e mundshëm të dyfishtë civil-ushtarak".
"Një skicim i studimit të fizibilitetit ishte përcaktuar në muajin maj 2006 në udhërrëfyesin SHBA-Japoni për Implementimin e Rikonstruksionit, por nuk ishte avancuar më tej", shton e përditshmja japoneze.
E vendosur në Tokion perëndimore, në bazën ajrore Yokota ka një personel prej rreth 14 mijë personash dhe ajo është një bazë e Forcave Ajrore të SHBA-ve dhe Forcave Vetë-Mbrojtëse Ajrore të Japonisë në Fussa, një nga 26 qytetet në zonën Tama të kryeqytetit japonez.
Kur Tokio fillimisht propozoi që Yokota të kthehet përgjithmonë në një aeroport me përdorim të dyfishtë, thotë e përditshmja, "Përgjigja e Washingtonit ishte e matur, sepse masa do të kufizonte fluturimet ushtarake të SHBA-ve".























