17:06 / 19.04.2019
OKB: Alarm mbeturinash elektronike, 50 milionë tonë në vit
Bota po përkeqësohet nga një cunam i mbeturinave elektronike, në masën 50 milionë tonë në vit.
Ky është alarmi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës i OKB, ku deri më tani vetëm 20% e mbeturinave elektrike dhe elektronike hidhen përmes kanaleve zyrtare të riciklimit.
”Nevojiten masa urgjente për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave toksike nga këto mbetje të prodhuara në mbarë botën’’, theksoi OKB.
Një çështje tjetër e rëndësishme është nevoja urgjente për të mbrojtur ata që punojnë në këtë sektor, të cilët, për shkak të toksicitetit të pajisjeve elektrike dhe elektronike, shkaktojnë dëme për punëtorët dhe mjedisin.























