SHBA-të do të vazhdojnë përpjekjet për denuklearizimin e Koresë së Veriut
BKT
   Bota

SHBA-të do të vazhdojnë përpjekjet për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se do të vazhdojnë përpjekjet diplomatike të ShBA-së për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, ne do të vazhdojmë negociatat me mua, si kreu i ekipit amerikan”, tha Pompeo para gazetarëve në Washington, shkruan Euronews.

Pompeo këto komente i bëri një ditë pasi zyratrët e Koresë së Veriut thanë se nuk e dëshirojnë të kenë këtë temë si pjesë të bisedimeve ndërmjet dy vendeve.