10:16 / 23.04.2019
Aksidentohet autobusi, 25 persona humbin jetën
Në Yolosa në veri të Bolivisë njëzet e pesë persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga duke u rrëzuar në një greminë 300 metra.
Ngjarja ka ndodhur në Yolosa në veri të Bolivisë.
Ndërsa sipas hetimeve të para shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e autobusit, transmeton oranews.
Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.























