21:07 / 23.04.2019
Plani i Trumpit për paqen izraelito-palestinez publikohet pas Ramazanit
Plani i paqes i premtuar nga presidenti amerikan Donald Trump, me shpresën që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve, do të bëhet i ditur pas Ramazanit, që përfundon më 4 qershor, njoftoi sot dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan, Jared Kushner.
“Do të presim deri në përfundim të Ramazanit dhe më pas do të publikojmë planin tonë”, tha ai gjatë një konference të organizuar nga revista “Time” në Nju-Jork./ASTH/























