23:38 / 23.04.2019
OKB: Përdhunimi nuk mund të përdoret si armë lufte
Këshilli i Sigurimit në OKB miratoi me 13 vota pro dhe dy abstenim (Rusi, Kinë) një rezolutë mbi dhunën seksuale në konflikte, që synon të luftojë përdorimin e përdhunimit si armë lufte.
SHBA-ja kishte kërcënuar se do të vendoste veton ndaj këtij teksti pasi ishte përdorur një terminologji mbi “shëndetin riprodhues”, që përkonte me mbështetjen e abortit për viktimat.
Megjithatë, në tekstin e ri, të zbutur, u eliminua ky referim sikurse u kërkua nga SHBA-ja./ATSH/























