Shpërthim në Idlib, 11 të vdekur
Burimet lokale theksojnë se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Së paku 11 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi që ndodhi në Jisir as-Shughur, Idlib, në veriperëndim të Sirisë, raporton AA.
Burimet lokale theksojnë se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Ekipe të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) janë në terren dhe në rrjedhë është aksioni i kërkim-shpëtimit, ndërsa nga shpërthimi është shkaktuar edhe dëm i madh material mbi ndërtesat dhe automjetet përreth.
Idlibi është një nga enklavat më të mëdha nën kontroll të opozitës në Siri. Me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi në shtator të vitit të kaluar është arritur marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe vendosur zona deeskalimi për civilët.
Rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri (SNHR) në raportin e fundit theksoi se në sulmet e regjimit që nga fillimi i vitit në Idlib janë vrarë mbi 150 civilë, ndërsa 500 të tjerë janë plagosur.























