Meksika ndalon qindra migrantë gjatë bastisjeve
BKT
   Bota

Meksika ndalon qindra migrantë gjatë bastisjeve

Meksika ka ndaluar afër 400 migrantë të Amerikës Qendrore, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për të kaluar kufirin me Shtetet e Bashkuara, kanë thënë zyrtarët.

Operacioni i së hënës në shtetin Çiapas ka shënjestruar rreth 3,000 migrantë, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël, transmeton REL.

Kjo njëherësh është thënë se ka qenë bastisja më e madhe e njerëzve në të ashtuquajtuarit karavanë. Zyrtarët kanë thënë se personat e ndaluar kanë refuzuar që të aplikojnë për viza.

Meksika aktualisht është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për ndaluar njerëzit që të mos i drejtohen kufirit të shtetit.

Kohën e fundit është vërejtur një rritje e burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala, për t’iu drejtuar kufirit me SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me mbyllje të kufirit nëse Meksika nuk bën më shumë për të ndaluar migrantët pa dokumente.