Bruksel, protesta kundër ndryshimeve klimatike
Të mbledhur para stacionit qendror të trenave, qindra ambientalistë kanë brohoritur me slogane kundër politikave që shkaktojnë ngrohjen globale.
Qindra ambientalistë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan me qëllim për të tërhequr vëmendjen ndaj ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike.
Të mbledhur para stacionit qendror të trenave, qindra ambientalistë kanë brohoritur me slogane kundër politikave që shkaktojnë ngrohjen globale.
"Duhet të ndërmerren urgjentisht masa për të parandaluar ndryshimet klimatike" u tha në një deklaratë të lexuar në protestën ku iu bë thirrje qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të marrin masa kundër ngrohjes globale.
Policia arrestoi dy persona pasi ndërhyri ndaj protestuesve të cilët nuk u shpërndanë pavarësisht paralajmërimeve të bëra./aa/























