17:48 / 25.04.2019
Britania paralajmëron që të mos udhëtohet në Shri Lanka pas sulmeve
Britania ka paralajmëruar që nuk duhet të udhëtohet për në Shri Lanka pas shpërthimeve të së dielës në ditën e Pashkëve ku vdiqën më shumë se 350 persona, raporton BBC.
Zyra e Jashtme thotë që terroristët kanë shumë gjasa që të përpiqen që të kryejnë sërish sulme atje, dukë përfshirë edhe vendet që i vizitojnë turistët.
Tetë britanikë kanë janë vrarë në sulmet ndaj kishave dhe hoteleve në kryeqytetin e Shri Lanka, Colombo, Negombo dhe Batticaloa.
Ndërsa më shumë se 500 persona kanë mbetur të plagosur.
Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt ka thënë që prioriteti i tij i parë do të jetë gjithmonë “siguria e qytetarëve britanikë që jetojnë dhe udhëtojnë jashtë vendit”.























