18:52 / 25.04.2019
Storiet në Facebook me gjysmë miliardi përdorues në ditë
Storiet në Facebook po tejkalojnë çdo lloj pritshmërie, duke arritur të grumbullojë rreth 500 milionë përdorues në ditë.
Përkundër që ky produkt i Facebook u lansuar pas Instagramit dhe Snapchatit ka arritur gati ta barazojë këto dy aplikacione.
Edhe pse në fillim kishte tallje rreth storieve dhe akuza se kishte kopjuar Instagramin dhe Snapchatin, produkti i Facebook po befason të gjithë.
Storiet e Instagramit shifrën e 500 milionë përdoruesve në ditë e kanë arritur në muajin janar.























