09:55 / 26.04.2019
Porsche i shpallë luftë BMW-së me veturën e re
Është përfolur për shumë kohë në lidhje me shqyrtimin e kompanisë prodhuese të veturave `Porsche` për plasimin e një "coupe" Panamera.
Sipas AutoCar, Porsche jo vetëm një, por po planifikon edhe dy variante të serisë Panamera në fillimvitin e ardhshëm.
Kështu, është përfolur se nëpërmjet këtij potezi të ‘Porsche’, kjo e fundit i ka shpallur haptazi luftë BMW-së.
Megjithëse nuk është bërë e ditur ende asgjë në lidhje me specifikat e veturave, kompania ka mundësuar disa fotografi-koncepte që mund t’iu ndihmojnë në përfytyrimin e Panamera-ve të ardhshme.























