Shri Lanka bën thirrje për të shmangur xhamitë e kishat, shkak rreziku
BKT
   Bota

Shri Lanka bën thirrje për të shmangur xhamitë e kishat, shkak rreziku

Maithripala Sirisena tha të premten se policia po kërkon 140 persona që besohet të kenë lidhje me grupin e Shtetit Islamik.

Presidenti i Shri Lankës, Maithripala Sirisena tha të premten se policia po kërkon 140 persona që besohet të kenë lidhje me grupin e Shtetit Islamik, i cili mori përgjegjësinë për shpërthimet vetëvrasëse të kishave dhe hoteleve të së dielës së Pashkës.

Myslimanët në Shri Lankë u nxitën të luteshin në shtëpi të premten dhe të mos ndiqnin xhami apo kisha pasi Shërbimet e Inteligjencës Shtetërore paralajmëruan për sulme të mundshme të makinave me bomba, mes frikës së dhunës shpaguese për shpërthimet që vranë 253 persona, raporton “Reuters”.

Ambasada amerikane në Shri Lankë u bëri thirrje qytetarëve të saj që të shmangin vendet e adhurimit në fundjavën e ardhshme, pasi autoritetet raportuan se mund të ketë sulme më të mëdha ndaj qendrave fetare.