22:04 / 27.04.2019
Holandezët vishen në portokalli për të festuar Ditën e Mbretit
Holandezët ishin veshur të gjithë me portokalli sot për të festuar ditëlindjen e mbretit të tyre, Willem Alexander.
Me panaire, tregti dhe muzikë, holandezët festuan 52-vjetorin e Willem-Alexander, ku dominonte portokallia kudo, si ngjyra e shtëpisë mbretërore të Holandës.
Kortezhi zyrtar i “Koningsdag” (Dita e Mbretit) u zhvillua këtë vit në qytetin e vjetër historik të Amersfot pranë Utrehtit. Mijëra njerëz kishin mbushur rrugën për të parë Willem-Alexander, mbretëreshën Maxima dhe vajzat e tyre Amalia, Alexia dhe Ariane.
Willem Alexander, i cili tundi dorën e shumë personave nga turma, tani është po aq popullor sa mamaja e tij kur ishte mbretëreshë, si























