08:04 / 28.04.2019
Një i vdekur e tre të lënduar nga sulmi në sinagogë
Një i vdekur e tre të lënduar është bilanci i sulmit në një Sinagogë në San Diego të SHBA-së.
Në lidhje me këtë është arrestuar një person i cili aktualisht është duke u marrë në pyetje, raporton lajmi.net.
Sipas dëshmitarëve, viktimat kishin lëndime të ndryshme.
Fillimisht aty ishte krijuar një situatë e paqartë pasi që nuk dihej numri i personave të cilët ishin duke shtënë me armë.
Të lënduarit u dërguan në spitalin Palomar Medical Centre, thuhet në raportin e policisë. Dhe në raport gjithashtu shkruhet, se nuk ishte e qartë sa persona ishin gjuajtur me armë























